Dy rruge kane nisur rikonstrsuksionin ne Njesine Administrative Berdice ne Bashkine Shkoder. Kryetari i bashkise Shkoder ne nje psotim ne rrjetet sociale ka publikuar pamje nga ky investim ne kete njesi administrative.

Beci ne postimin e tij ka deklaruar se Bashkia Shkoder në bashkëpunim me Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund kanë nisur një paketë të plotë të ndërhyrjeve në infrastrukturë në njësitë administrative dhe në rrugët e brendshme të qytetit të Shkodrës

Në Njësinë Administrative Bërdicë ka nisur puna për rikonstruksionin e dy rrugëve:

Riveshje me asfalt të rrugës së fshatit Trush me gjatësi 1.6 km
Sistemim asfaltim të rrugës së lagjes Gjorretaj me gjatësi 180 m
Investimet në infrastrukturë po kryhen edhe pas kërkesës nga banorët e zonës.
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund kanë nisur një paketë të plotë të ndërhyrjeve në infrastrukturë në njësitë administrative dhe në rrugët e brendshme të qytetit të Shkodrës.